Tech

A po kthehet telefoni i famshëm Nokia?

HMD Global, e cila prodhon telefonat Nokia, nuk ka prodhuar nën markën Nokia tash e disa disa kohë. Kompania madje deklaroi disa kohë më parë se nuk planifikon të prodhojë telefona të nivelit të lartë Nokia në të ardhmen e afërt. Megjithatë, tani një raport sugjeron se kompania është duke punuar në një pajisje premium.

CNMO shkruan se HMD Global është duke punuar në një telefon që do të quhet Nokia N73.

Përdoruesit e vjetër kujtojnë Nokia N73 të vitit 2006, dhe kjo po planifikohet të jetë strategjia e HMD Global për të zgjuar sa më shumë interesin e publikut.

Sipas fotove të publikuara në CNMO, Nokia N73 e re do të ketë pesë kamera në anën e pasme dhe një blic të dyfishtë.

Raporti thotë se sensori kryesor i kamerës mund të jetë ISOCELL HP1 200 MP i Samsungut. Samsung prezantoi këtë sensor të kamerës vitin e kaluar, por ende nuk ka debutuar në një smartfon. Ky sensor i kamerës është i aftë të regjistrojë video 8K në 30 korniza.

HMD Global prezantoi telefonin e fundit Nokia në fillim të vitit 2019. Më pas u prezantua Nokia 9 PureView.