Tech

Sulme kibernetike ndaj “YouTube-s” ruse për të dytën ditë radhazi

Versioni rus i YouTube-s “RuTube” ka dalë jashtë sistemit për të dytën ditë radhazi, nga sulmet kibernetike si pasojë e “Ditës së Fitores”.

Zakonisht i mbushur me përmbajtje video, faqja e RuTube është aktualisht e zezë, me një mesazh të shkurtër ku shkruhet: "Kujdes! Faqja po i nënshtrohet punimeve teknike. Faqja u sulmua. Për momentin situata është nën kontroll. Të dhënat e përdoruesit janë ruajtur”.

Sulmi filloi të hënën, në Ditën e Fitores së Rusisë, e cila përkujtoi fitoren sovjetike ndaj Adolf Hitlerit.

Gjatë ditës, presidenti Vladimir Putin mbajti një fjalim duke e krahasuar Luftën e Dytë Botërore me luftën aktuale në Ukrainë.

"Dikush me të vërtetë donte të parandalonte RuTube që të shfaqte paradën e Ditës së Fitores dhe fishekzjarre festive”, tha RuTube përmes një deklarate.

"Nuk është mëkat të kujtojmë betejat që fituan djemtë tanë. Beteja për RuTube vazhdon”, thuhet më tej në deklaratë.

Ai e përshkroi sulmin kibernetik si më të keqin në historinë e faqes, por ekipi pas RuTube mohoi raportet se kishte humbur kodin burimor të faqes në internet.

Në një incident të veçantë të hënën, menutë e televizionit satelitor rus u hakuan për t'u treguar shikuesve në Moskë mesazhe rreth ngjarjeve në Ukrainë, duke përfshirë "Ju keni gjak në duart tuaja", sipas pamjeve të marra nga Reuters.

Ndërprerja e gjatë shpjegon përse Rusia nuk e ka bllokuar ende YouTube-in e Alphabet Inc, pavarësisht se ka gjobitur dhe paralajmëruar vazhdimisht shërbimin amerikan për heqjen e disa kanaleve ruse të mbështetura nga shteti dhe për dështimin në fshirjen e përmbajtjeve që Moska i konsideron të paligjshme.