Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë, Xiaomi, ka pretenduar se drejtuesit e tij të lartë janë përballur me kërcënime të dhunës fizike dhe për detyrim gjatë marrjes në pyetje nga agjencia e luftës kundër krimit financiar të Indisë, raportoi Reuters.
Zyrtarët nga Drejtoria e Zbatimit paralajmëruan ish-drejtorin menaxhues të kompanisë në Indi - Manu Kumar Jain, zyrtarin kryesor financiar aktual - Sameer BS Rao, dhe familjet e tyre për "pasoja të rënda" nëse nuk dorëzojnë deklarata siç dëshironte agjencia.
Drejtoria e Zbatimit ka lëshuar një deklaratë duke thënë se pretendimet e Xiaomit janë të pavërteta dhe të pabaza.
Xiaomi ka qenë nën hetim që nga shkurti dhe javën e kaluar agjencia indiane ka sekuestruar 725 milionë dollarë në llogaritë bankare të kompanisë në Indi, duke thënë se ka bërë dërgesa të paligjshme jashtë vendit, duke përfshirë pagesa të honorarëve.
Xiaomi ka mohuar çdo keqpërdorim, duke thënë se pagesat e saj të honorareve janë legjitime.
Të enjten, një gjykatës dëgjoi avokatët e Xiaomi dhe pezulloi vendimin e agjencisë indiane për ngrirjen e aseteve bankare. Seanca e radhës është caktuar për 12 maj.