Tech

Musk synon të pesëfishojë të ardhurat e Twitterit deri në vitin 2028

Twitteri ia vështirëson Elon Muskit blerjen e platformës
Foto: Elon Musk
 

Investitori i njohur, Elon Musk, po synon të rrisë të ardhurat vjetore të Twitterit në 26.4 miliardë dollarë deri në vitin 2028, duke i pesëfishuar ato, raportoi të premten New York Times.

Reklamimi do të bjerë në 45 për qind të të ardhurave totale me në krye Muskin nga rreth 90 për qind sa ishte në vitin 2020, duke gjeneruar 12 miliardë dollarë të ardhura pas 6 vjetësh, ndërsa abonimet pritet të tërheqin 10 miliardë dollarë të tjerë.