Tech

Twitteri teston një funksionalitet të ngjashëm me Instagramin

Rrjeti social Twitter ka vendosur të adoptojë qasje të ngjashme si Instagrami sa i përket publikimit të cicërimave, shkruan Bloomberg.

Një testim i brendshëm i Twitterit do të thotë se përdoruesit mund të kufizojnë qasjen në cicërimat e tyre vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish deri në 150.

Është një paralele me “Close Friends” në Instagram, ku ju mund të ndani foto personale me një grup të ngushtë miqsh pa qenë nevoja ta publikoni për të gjithë.

Twitter ka thënë se funksionaliteti është në testim me një numër të kufizuar përdoruesish në Android, iOS dhe web në mbarë botën.

Nuk dihet se kur do të jetë i disponueshëm për audienca të gjera.

Një gjë e tillë mund ta ndihmojë Twitterin të konkurrojë me Instagramin dhe shërbime të tjera, duke iu dhënë mundësinë përdoruesve të jenë më selektiv në publikimin e përmbajtjeve.