Tech

Snapchati lanson dronin për shkrepje të fotografive

Rrjeti social Snapchat ka lansuar një aparat fotografik fluturues për të shkrepur fotografi, pa pasur nevojë që përdoruesi ta mbajë, raporton BBC-ja të martën.

Aparati, ndryshe i cilësuar si dron, u emërtua “Pixy”, ndërsa ka ngjyrë të verdhë porsi Snapchati. Aktualisht është i disponueshëm vetëm në SHBA dhe në Francë, ku ligjet për përdorim të dronëve janë më të buta.

Ky lansim vjen pasi disa gjigantë të mediave sociale po i rrisin kapacitetet e harduerëve.

“Pixy” shkrep fotografi dhe video derisa fluturon, e më pas nëpërmjet valëve, ruhen në aplikacion.

Në fund të fluturimit, droni zbret ne pëllëmbën e dorës.

Snapchati numëron 300 milionë përdorues aktivë çdo ditë në mbarë botën.

Image
Në fund të fluturimit, droni zbret ne pëllëmbën e dorës