Tech

Sistemet kompjuterike të qeverisë britanike u sulmuan nga një spyware

virusi, spyware, hakeret, sulm kibernetik, 19 prill, koha

Sistemet kompjuterike të Downing Street dhe Foreign Office në Britani të Madhe dyshohet se ishin prekur nga një virus online spyware, ka bërë të ditur një grup hetimor kanadez.

Downing Street është zonë ku gjenden zyrat e zyrtarëve të kryeministrit Boris Johnson dhe atij të Thesarit, ndërsa Foreign Office është departament i Qeverisë britanike.

Ekipi që hetoi, siç raportoi BBC-ja të martën, deklaroi se virusi “Pegasus” sulmoi sistemet britanike më 2020 dhe 2021. Ky virus u shit nga NSO Group te qeveria izraelite për të kryer mbikëqyrje nëpërmjet infektimit të telefonave.

Kompania me bazë në Izrael i mohoi akuzat, duke thënë se janë të rreme dhe nuk mund të kishin ndodhur.

Ky “spyware” thuhet se ua ka marrë qytetarëve shumë të dhëna.