Tech

Operatori i internetit në Ukrainë po i rikthen shërbimet pas sulmit kibernetik

Operatori kombëtar i telekomunikacionit të Ukrainës, Ukrtelecom, po i rikthen shërbimet e internetit pasi zmbrapsi një sulm masiv kibernetik.

Siç raportoi BBC-ja të martën, kompania e kishte kufizuar qasjen e klientëve për t’i mbrojtur përdoruesit ushtarakë dhe infrastrukturën kritike.

Ndërkohë, monitoruesi global i internetit, Netblocks, deklaroi se kjo ishte ndërprerja më e madhe që i ka ndodhur Ukrtelecomit, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Përdoruesit e internetit në Ukrainë nuk thanë se patën probleme me shërbime të internetit.

Ukrtelecomi është ofruesi më i madh i internetit në vend për kah mbulimi gjeografik, derisa Kyivstar është i pari për nga numri i klientëve.