Kompania e rrjeteve sociale, Twitter, ka hequr “cicërimat” e Ambasadës ruse në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat kishin të bënin me incidentin në maternitetin në Mariupol të Ukrainës.
Një zëdhënës ka thënë për Reuters se postimet e kësaj ambasade në Twitter kanë thyer rregullat e platformës në lidhje me “mohimin e ngjarjeve të dhunshme”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRusia kishte pretenduar se materniteti në Mariupol, i cili u bombardua të mërkurën, po përdorej nga forcat ukrainase.
Zyrtarët nuk ofruan asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tyre, raporton BBC.
Përkatësisht, Ambasada ruse në Twitter tha se spitali nuk ishte funksional, ishte marrë në kontroll nga batalioni ukrainas Azov i ekstremit të djathtë dhe se një grua e fotografuar në vendngjarje po shtiret se ishte përfshirë.