Tech

Si ta ndaloni përditësimin e Facebookut që tregon kur e bën “screenshot” bisedën

Një përditësim i Facebookut do t’i tregojë njerëzve me të cilën flisni në Messenger nëse e bëni “screenshot” bisedën.

Javën e kaluar, Mark Zuckerberg paralajmëroi përdoruesit se aplikacioni i mesazheve do të dërgojë një lajmërim tani që tregon se bashkëbiseduesi ka bërë “screenshot”.

Është një përpjekje nga Meta, për të përmirësuar privatësinë në aplikacionet e saj të mesazheve.

Meta tha se "shton siguri dhe mbrojtje shtesë në mesazhet tuaja" duke siguruar që vetëm dy persona të përfshirë në bisedë mund të kenë qasje në përmbajtjen e tij.

Por, për t’i ikur kësaj, Facebook ka lënë edhe një opsion, raporton The Sun.

Lajmërimi për “screenshot” mund të ndalet kurdo nga secili prej përdoruesve dhe kjo mund të bëhet në Settings.

Aplikacionet rivale të Facebookut, si Snapchati, veçse e kanë opsionin ku të tregon kur dikush i bën “screenshot” bisedës.