Kompania Spotify ka deklaruar se po punojnë në shtimin e paralajmërimeve këshilluese për COVID-19 në çdo podcast. Drejtori i kompanisë, Daniel Ek, tha se do të paralajmërimet do të flasin për pandeminë COVID-19 dhe rëndësinë e vaksinimit, pas kritikave ndaj prezantuesit të podcast, Joe Rogan, i cili intervistoi skeptikë të vaksinimit.
“U bë e qartë se kemi një detyrim më tepër për të siguruar ekuilibër dhe qasje në informacionet e komunitetit të mjekëve dhe shkencëtarëve që na udhëheqin në këtë periudhë të paprecedentë", tha Ek.
Informacionet për COVID-19 dhe për vaksinimin u zhvillohen me ekspertë të jashtëm, duke i përditësuar të dhënat. Ndërkohë, në rregullat e brendshme të Spotify, u theksua “mospromovimi i informacionit të rrezikshëm ose mashtrues mjekësor, që mund të shkaktojë dëme në shëndetin publik”.