Një gjykatë në Moskë ka njoftuar të hënën se ka urdhëruar Alfabetin e Google (GOOGL.O), të paguante katër milionë rubla apo 52.526 dollarë, për mosfshirjen e përmbajtjes së ndaluar në Rusi.
Kjo gjobë erdhi pas disa të tjerave për gjigantin e teknologjisë amerikane, raporton Reuters.
Rusia e rriti “anten” në fund të vitit të kaluar në përpjekje për të rritur presionin mbi Big Texh, duke i dhënë gjoba masive të bazuara në të ardhura për Google dhe Meta Platforms (FB.O), për dështimin në mënyrë të përsëritur të heqjes së aksesit në përmbajtjet që Moska i konsideron të paligjshme.
Derisa Google nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë çështje, agjencia e lajmeve TASS raportoi se Google ishte gjobitur për sigurimin e aksesit në lidhjet e faqeve të internetit të ndaluara.