Tech

Dështojnë tri koncertet virtuale të Metas

Kompania Meta – e njohur më parë si Facebook – organizoi në hapësirën e saj virtuale të shumë reklamuar gjatë festave të fundvitit tri koncerte të artistëve të famshëm. Të tre koncertet kanë dështuar kur bëhet fjalë për tërheqjen e audiencës.

Reperi Young Thug, DJ i famshëm David Guetta dhe dyshja e DJ-ve elektronik The Chainsmokers mbajtën koncerte në metaverse, më 26 dhe 31 dhjetor, si dhe për natën e ndërrimit të viteve.

Reperin e “panë” 100 mijë persona, David Guettan 1 milion, ndërsa performanca e The Chainsmokers u tërhoq plotësisht nga rrjeti.

Këto janë shifra vërtet zhgënjyese për një kompani rrjetin social të së cilës e ndjek gjysma e planetit dhe duke pasur parasysh që këto evente ishin falas për të gjithë përdoruesit, me kusht që të kenë pajisjet e duhura.

Siç shkruan Futurism, përveç predispozicionit financiar për të blerë syze VR, vetë ideja për të kaluar natën e Vitit të Ri vetëm në dhomën tuaj me përshtypjen se jeni në të vërtetë diku tjetër - nuk është çudi që e gjithë ideja të kishte një rezultat të tillë.

CNBC raporton se ideja ndoshta u nxit nga koncerti shumë i vlerësuar nga mediat i Travis Scottit në video-lojën popullore Fortnight një vit më parë. Ai u ndoq nga dhjetëra miliona spektatorë/lojtarë, por ishte një ngjarje e paralajmëruar paraprakisht për fansat dhe një nga mënyrat më inovative për t'i lidhur ata në epokën e pandemisë.