Tech

Hakerët po përdorin serverë në Google Cloud për të gërmuar kriptomonedha

Gërmuesit e kriptomonedhave po përdorin llogari të hakuara të Google Cloud për qëllime gërmimi paralajmëroi gjiganti i kërkimit.

Ekipi i sigurisë kibernetike tha se aktorë keqdashësh po gërmojnë kriptomonedha përmes serverëve cloud. Gërmimi i kriptomonedhave është një aktivitet mjaft fitimprurës por që kërkon sasi të mëdha fuqie kompjuterike që konsumatorët e Google Cloud mund ta aksesojnë por me një kosto.

Google tha se 86% e llogarive Cloud të hakuara përdoreshin për gërmime kriptomonedhash. Plot 50 llogari ishin kompromentuar ndërsa 10% e llogarive përdoreshin për të skanuar serverë të tjerë në internet për të identifikuar sisteme vulnerabil.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, shquhet për konsumin e lartë të energjisë. Gërmimi i bitcoin shpeshherë konsumon më shumë energji sesa vende të ndryshme të botës.

Ndër të tjera hulumtuesit e Google kishin ekspozuar një sulm phishing nga grup Rus APT28 ose siç njihet ndryshe Fancy Bear.

Po ashtu një grup hakerash Koreano-Verior me mbështetje shtetërore u zbuluan nga Google dhe përpiqeshin të maskoheshin si rekrutues të Samsung. /PCWorld