Tech

Face ID bllokohej kur riparohej nga dyqane të paautorizuara, Apple premton zgjidhje

 

Apple ka premtuar një zgjidhje për problemin që shfaqej në iPhone 13 ku pasi ekrani riparohej nga palë të paautorizuara, teknologjia Face ID nuk funksiononte më.

Ky model i iPhone ka një çip i cili çifton ekranin me një modelet specifik dhe kërkon mjete specifike që të jetë i mundur zëvendësimi i ekranit.