Aplikacioni në SHBA për tregti të aplikacioneve Robinhood është goditur nga një shkelje e sigurisë, duke u ekspozuar kështu emrat dhe email adresat e më tepër se shtatë milionë përdoruesve, shkruan BBC.
Kompania ka thënë se shkelja ka prekur “numër të kufizuar të informatave personale për një pjesë të konsumatorëve”.
E nuk beson se informatat më të ndjeshme – si numrat e sigurisë dhe financiare – janë zbuluar.
Robinhood ka thënë se ka refuzuar një kërkesë për pagesë dhe ka raportuar sulmin.
Kërkesat e tilla për pagesa nuk janë të pazakonta në sulmet kibernetike dhe zakonisht hakerët premtojnë të mos i shesin të dhënat apo të mos i lëshojnë ato online falas. Kompania nuk ka treguar se çfarë kishte u përfshin në këtë rast.
Robinhood ka njoftuar se ka njoftuar autoritetet e rendit dhe ka angazhuar një firmë të jashtme kibernetike për të ndihmuar me incidentin.