Tech

Facebooku po përballej me kryengritjen e vet krahas trazirave në Capitol

 

Ndërsa mbështetësit e Donald Trumpit sulmuan Capitolin e SHBA-së më 6 janar, duke luftuar me policinë dhe duke detyruar ligjvënësit të fshiheshin, një kryengritje e një lloji tjetër po ndodhte brenda kompanisë më të madhe të mediave sociale në botë.

Mijëra kilometra larg, në Kaliforni, inxhinierët e Facebookut po garonin për të ndryshuar kontrollet e brendshme për të ngadalësuar përhapjen e dezinformatave dhe përmbajtjeve nxitëse. Veprimet e urgjencës përfshinin ndalimin e Trumpit, ngrirjen e komenteve në grupe me rekord për gjuhën e urrejtjes, filtrimin e thirrjes grumbulluese "Stop the Steal" dhe fuqizimin e ndërmejtësve të përmbajtjes për të vepruar më me vendosmëri duke etiketuar SHBA-në një “lokacion i përkohshëm me rrezik të lartë” për dhunën politike, raporton AP.