Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iPhone i ardhshëm me teknologjinë 3D për njohje të fytyrës

Opsionet shtesë të sigurisë biometrike mund të shtohen në iPhonin e ardhshëm, raporotn Bloomberg.

Pajisja e ardhshme e Applet thuhet se do të vijë me teknologjinë 3D të njohjes së fytyrës e cila mundësohet nga përfshirja e një sensori të thellë, transmeton Koha.net. Ky sensor mund të skanojë shpejtë dhe me saktësi fytyrën e përdoruesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo teknologji e njohjes së fytyrës do të ishte superiore në disa nga instancat tjera që kemi parë deri më tani. Ndryshe nga Galaxy S8, telefonin mund ta vendosni në një vend të rrafshët ose mbi tavolinë kur doni ta kyçeni.

Gjithashtu, thuhet se përmes kësaj teknologjie në telefonin tuaj mund të kyçeni për “disa qindra milisekonda”, gjë që mund të një veçori shumë më e mirë se Touch ID për shumë përdorues.