Tech

Autoritetet kineze alarmohen nga varësia e të rinjve ndaj video-lojërave

Mediat lokale kineze kanë shkruar se autoritetet duhet të ndërhyjnë në lojërat kompjuterike që po i lejojnë të miturit t’i anashkalojnë rregullat e vendosura, siç janë koha e caktuar e përdorimit dhe qasja jashtë moshës së lejuar.

Në gushtin e këtij viti, Kina kufizoi sasinë e kohës që fëmijët nën 18-vjeç mund të kalojnë në video-lojëra vetëm tre orë në javë. Pos saj, autoritetet kanë marrë veprime për të ndaluar varësinë ndaj lojërave, mirëpo “lojtarët e rinj” janë të irrituar dhe nuk po i përfillin siç duhet.

“Në disa platforma të blerje-shitjeve online, ka biznese me qira dhe shitje të llogarive të lojërave. Përdoruesit mund t’i anashkalojnë ato, duke blerë me llogari të zakonshme dhe të luajnë pa kufizime. Kjo do të thotë se ka ende zbrazëtira për adoleshentët për të hyrë në lojërat online, gjë që është e denjë me vëmendje,”, është thënë nga një koment i shkruar në gazetën zyrtare nga autoritetet.

Kina është tregu më i madh i video-lojërave në botë. Tash e sa vjet kinezët janë të prekur nga varësia ndaj video-lojërave, kryesisht të rinjtë. Kjo i ka shtyrë autoritetet të hapin klinika speciale për trajtimin e të rinjve që janë të varur ndaj video-lojërave.