Tech

Hulumtimi nxjerr telashet e thella të Facebookut

 

Gazeta prestigjioze amerikane, Wall Street Journal, ditë më parë ka publikuar një hulumtim të gjatë për telashet e thella që ka kompania e madhe teknologjike, Facebook, që të hënën pësoi rënien më të madhe në histori. Hulumtimi me titullin “Të dhënat e Facebookut”.

Seria e publikimeve tregonte se kompania e di mirë për problemet e saja të brendshme në funksionim e edhe në punë. Gjetjet kryesore të Wall Street Journal ishin bazuar në dokumentet e brendshme të Facebookut, duke përfshirë raportet e hulumtimit, diskutimet e punës online dhe draft-prezantimet e menaxherëve.