Inxhinieri i teknologjisë, Ermal Sadiku, ka deklaruar se interneti ka benefite më të mëdha sesa dëme, dhe se shfrytëzimi i tij pa pagesë mund të ofrojë shumë shërbime, si për biznes, shitje.
Ai për KTV-në ka deklaruar se praktikisht, rrjetet sociale dhe interneti janë falas, mirëpo platformat që përdoren si Facebooku, Instagrami, Tëitteri, Google, paguhen përmes të dhënave të përdoruesve.
“Nuk është asgjë pa pagesë në internet, ne do t’i shfrytëzojmë ato shërbime, por jemi duke paguar me ato të dhëna që i japim. Nëse nuk i japim ato të dhëna, ajo platformë nuk do të funksionojë. E vetmja që deri diku funksionon kështu është Ëikipedia, por që kërkon donacione, dhe të mbushet me informacione. Ne përdorim shumë shërbime online pa pagesë, email, Facebook, Tëitter, Google Maps, kërkojmë qindra herë brenda ditës pa pagesë. Por edhe këto kanë një lloj pagese nga brenda, paguhet në një mënyrë të caktuar”, ka thënë Sadiku.
Pretendimet se Google dhe rrjetet sociale marrin të dhënat e përdoruesve përmes zëri, Sadiku thotë se nuk qëndrojnë. Sipas tij, telefoni nuk i mbledh zërat apo fjalët që themi.
“Telefoni nuk i mbledh zërat apo fjalët që i themi, ky është mit dhe nuk është i leverdishëm për internetin pasi ka kosto shumë të madhe. Ai nuk mund të bëjë dallimin mes fjalëve dhe zhurmës. Të dhënat tua barten, shiten, përdoren, mirëpo kjo s’ka asgjë të keqe ngase përfiton edhe ti”, ka thënë ai.
Sadiku ka theksuar se përdoruesit nuk e kanë obligative shpërndarjen e të dhënave të tyre, dhe se në çfarëdo momenti mund të shkëpusin qasjen në platformat sociale.
“Kjo nuk është e fshehur, kur hymë t’i lexojmë kriteret, tregohet se të dhënat tua do të përdoren. Google, Facebook, i përdorin këto të dhëna dhe janë kompanitë më të pasurat dhe më të fuqishme në botë.”
Duke folur për internetin, Sadiku ka thënë se asgjë në të nuk është e sigurt, dhe se gjatë tërë kohës mund të jemi të rrezikuar nga viruset apo sulmet kibernetike.
“Aspektet e viruseve po keqpërdoren në Kosovë. Po ndodhin shumë keqpërdorime, ju bëj thirrje të mos klikoni në linqe të çuditshme. Hakerë të shumtë maskojnë Facebookun që të duket si i vërtet. Mos pranoni dokumente të çuditshme, donacione të panjohura. Mundohuni që të jeni sa më cinik kur e përdorni internetin”, ka potencuar ai.
“Telefoni, laptopi lehtë hakohen nëse shkarkohen gjëra të caktuara që janë të çuditshme. Pajisja jote bëhet lehtë e hakueshme nëse pranon dokumente dhe linqe të ndryshme. Është e vërtetë që mund të ta hakojnë kamerën, telefonin, të dhënat, por këtu është rëndësia që e kamerës që keni ju. Rreziku është që shumica e linqeve nuk vijnë nga njerëzit të panjohur, por më së shumti vijnë nga persona që i njeh.”