Tech

Apple po monitoron shëndetin mendor nëpërmjet të dhënave nga iPhone

 

Gjiganti teknologjik, Apple, raportohet se është duke punuar në ndihmën për diagnostikimin e depresionit, anktheve dhe humbjen e kujtesës nëpërmjet përdorimit të iPhoneit. Hulumtuesit po shpresojnë se analizimi i të dhënave, siç janë mobiliteti dhe gjumi, mund të ndihmojnë për këtë, sipas “Wall Street Journalit”.

Masat tjera përfshijnë analizimin e shprehjeve në fytyrë dhe të rrahurat e zemrës. Të gjitha do të përcillen nga telefoni, e asnjë e dhënë s’do të dërgohet në serverët e Appleit.