Tech

Amazoni ka bllokuar 600 marka kineze

Amazon ka ndaluar përgjithmonë mbi 600 marka kineze në 3,000 llogari të ndryshme të shitësve, konfirmoi kompania për The Verge.

Një zëdhënës tha se këto 600 marka u ndaluan për shkelje me vetëdije, në mënyrë të përsëritur dhe të konsiderueshme të politikave të Amazonit.

Nuk është e qartë cilat marka kineze janë përfshirë këtu, por është e qartë se ka mundësi që disa nga produktet e tyre t’i ikin kësaj. Edhe pse Aukey ishte një nga kompanitë që u ndalua në maj, ajo vazhdon të shesë disa produkte përmes një llogarie tjetër.