Wikipedia ka pësuar një "infiltrim" që kërkonte t'i çonte përpara planet e Kinës, ka bërë të ditur organizata jofitimprurëse amerikane që ka enciklopedinë online.
Fondacioni Wikimedia, që është pjesë përbërëse e Wikipedia-s, ka thënë se Kina kishte kërcënuar seriozisht "themelet" e kompanisë, duke shtuar se kanë ndaluar shtatë redaktorë kinezë. Këta të fundit kanë thënë se deklarimet e organizatës janë shpife të pabaza, raporton BBC.
Nënkryetarja e organizatës, Maggie Dennis, tha se kishin hetuar për një vit infiltrimin e Wikipedia-s në gjuhën kineze.