Tech

Twitter bashkëpunon me dy agjencitë e mëdha të lajmeve për t'i luftuar dezinformatat

 

Twitteri do të bashkëpunojë me dy agjencitë më të mëdha të lajmeve, Reuters e Associated Press, për të luftuar dezinformatat, raporton BBC.

Agjencitë e lajmeve do të ndihmojnë Twitterin të japë më shumë informacion mbi kontekstin dhe sfondin mbi ngjarjet që krijojnë një volum të lartë të interesimit në platformën e njohur.