Tech

Kina i quan lojërat online “drogë elektronike”

Descriptive Text

Aksionet e dy prej firmave më të mëdha të Kinës për lojërat online kanë rënë dukshëm pasi një medium shtetëror i ka quajtur lojërat si “drogë elektronike”, raporton BBC.

Aksionet e Tencent dhe NetEase kanë rënë për më tepër se 10 për qind, para se të ngriheshin pak sërish.

Investuesit janë të shqetësuar rreth shtypjeve që Pekini po ua bën firmave.

Në muajt e fundit autoritetet kineze kanë njoftuar për një seri të masave për të shtrënguar kapjen në teknologji dhe kompanitë private të edukimit.

Një artikull i publikuar në gazetën shtetërore kineze “Economic Information Daily” pretendon se tinejxherët janë bërë të varur nga lojërat online dhe po ka ndikim negativ në ta. Ky medium është i lidhur me agjencinë kineze të lajmeve Xinhua.

Në artikull përmendet loja shumë e popullarizuar e Tencentit, “Honor of Kings”, duke thënë se studentët po luajnë deri në tetë orë në ditë dhe ka kërkuar për më tepër masa ndaj industrisë.

“Asnjë industri, asnjë sport, nuk mund të lejohet në një përmasë që do të shkatërronte një gjeneratë”, është shkruar në artikull para se të krahasonte lojërat online me drogë.