Tech

Youtube ia ndalon ngarkimin e videove për një javë televizionit australian

Sky News Australia është ndaluar të ngarkojë përmbajtje në YouTube për shtatë ditë pasi ka shkelur politikat e saj të dezinformimit mjekësor duke postuar video të shumta që mohojnë ekzistencën e Covid-19 ose inkurajojnë njerëzit të përdorin hidroksilklorinë ose ivermektinë.

YouTube nuk ka zbuluar se nga cili program i Sky News ishin videot, por tha se kishte video "të shumta" ofenduese të cilat tani janë hequr.

Kanalit të Sky News Australia në YouTube, i cili ka 1.85 milionë abonentë, i është dhënë një vërejtje dhe është pezulluar përkohësisht nga ngarkimi i videove të reja ose transmetimeve të drejtpërdrejta për një javë.

Ndalimi do të ndikojë në rrjedhën e të ardhurave të Sky News nga Google, e cila filloi pasi News Corp nënshkroi një partneritet historik shumëvjeçar me Google në shkurt nën kodin e marrëveshjes për mediat.

Dënimi u zbulua në të njëjtën ditë kur Sky filloi një kanal të ri pa pagesë në Sky News Regional në Australinë rajonale.

Videot që nuk shkelën politikat dhe u postuan para së enjtes janë ende në internet. Tre dënime në të njëjtën periudhë 90-ditore do të rezultojnë në fshirjen e kanalit përgjithmonë nga YouTube.