Tech

Bezos kërkon të kthehet në garën për Hënë, ofron dy miliardë dollarë

 

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, është ofruar të mbulojë koston e NASA-s në vlerë prej 2 miliardë dollarësh, në mënyrë që agjencia hapësinore amerikane të shqyrtojë nënshkrimin e një kontrate me të për të ndërtuar një automjet për të zbritur në Hënë.

Fluturimet në hapësirë tashmë janë kthyer në një garë miliarderësh. Në prill të këtij viti, NASA firmosi kontratë me miliarderin tjetër Elon Musk dhe kompaninë e tij “SpaceX”, ndërkohë refuzoi ofertën e Bezos dhe kompaninë e tij “Blue Origin”.