Tech

Si ta ndryshoni madhësinë e tekstit në vetëm një aplikacion në iPhone

Ndonjëherë ju duhet që teksti në një aplikacion brenda telefonit tuaj të jetë më i zvogëluar, ashtu që të mund të zë më shumë përmbajtje në ekran. Disa herë ju duhet që teksti të duket më i madh. Por, deri tash vonë, përdoruesit e iPhonet është dashur të zgjedhin një madhësi të tekstit si standard për të gjitha aplikacionet.

Jo më. Në iOS 15 mund ta përshtatni madhësinë e tekstit ndaras në secilin aplikacion. Për shembull, ta mbani tekstin me madhësi më të vogël në email, por ta bëni më të madh në Twitter, shkruan The Verge.

Nëse telefoni juaj ka pranuar versionin iOS 15, mund ta ndërroni madhësinë e tekstit përmes këtyre hapave:

Rrëshqitni nga këndi i djathtë i ekranit për të kaluar në qendrën e kontrolli (Control Center). Shikoni a gjendet aty madhësia e tekstit (Text Size).

Nëse nuk është aty, largojeni dhe vazhdoni në “Settings” e më pas në opsionin “Control Center”.

Në nënopsion gjeni “More Controls” dhe “Text Size”. Më pas, shtypni shenjës e plusit që gjendet në anën e majtë të saj dhe kjo e dërgon tek “qendra e kontrollit” në ekran. Pjesa tjetër do të jetë e lehtë, hapni aplikacionin që dëshironi dhe rrëshqitni nga ana e djathtë e ekranit ku do ta keni shenjën e madhësisë së tekstit dhe shtypeni atë.

{gallery}