Tech

Franca gjobit me 500 milionë euro kompaninë Google

Autoriteti francez i konkurrencës ka vendosur një gjobë rekorde prej 500 milionë eurosh ndaj gjigantit amerikan të teknologjisë së informacionit Google.

Autoriteti francez pretendon që kompania amerikane nuk ka negociuar “me mirëbesim” me botuesit e shtypit në lidhje me zbatimin e të ashtuquajturave të drejta të lidhura.

Google gjithashtu duhet të “paraqesë një ofertë shpërblimi për përdorimin aktual të përmbajtjes së mbrojtur” nga botuesit dhe agjencitë e lajmeve, nëse nuk dëshiron të pësojë sanksione të tjera të mëdha.

Reagimi i Google ishte i menjëhershëm.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer me këtë vendim, ne kemi vepruar me mirëbesim gjatë gjithë procesit. Gjoba injoron përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje dhe injoron realitetin se si funksionojnë lajmet në platformat tona”, tha një zëdhënës i kompanisë. “Deri më tash, Google është e vetmja kompani që ka njoftuar marrëveshjet mbi të drejtat e lidhura”. \ata