Tech

Bie vlera e Bitcoinit pas masave të marra nga Kina

Descriptive Text

Vlera e kriptovalutave ka rënë të hënën, pasi masat e ndërmarra nga Kina për të ndaluar prodhimin e Bitcoinave është shtrirë edhe në provincën Sichuan.

Vlera e Bitcoinit ra në 32.288 dollarë për herë të parë që nga 8 qershori, ndonëse filloi të ngrihej sërish.

Etherumi ka rënë përfundi 2000 dollarëve për herë të parë që nga 23 maji.

Prodhimi i kriptovalutave është biznes i madh në Kinë, ku më tepër se gjysma e prodhimit botëror të Bitcoinit është atje, raporton agjencia Reuters.