Tech

Gjiganti i përpunimit të mishit dha haraç 11 milionë dollarë me Bitcoina

Descriptive Text

Gjiganti më i madh botëror i përpunimit të mishit pagoi një shifër rreth 11 milionë dollarë në kriptovaluta haraç për t’i dhënë fund sulmit të madh kibernetik që u bë ndaj tij, raporton BBC.

Rrjetet kompjuterike të kompanisë JBS u hakuan javën e kaluar, duke u ndaluar përkohësisht operacionet në Australi, Kanada dhe SHBA.

Pagesat raportohet se janë bërë me Bitcoina pasi fabrikave iu kthye çasja në rrjet.

JBS-ja ka thënë se ishte e nevojshme të paguhej për të mbrojtur konsumatorët.

Në sulme të tilla, hakerët futen në rrjete kompjuterike dhe kërcënojnë të çrregullojnë apo fshijnë të dhëna në rast se nuk paguhet haraç në kriptovaluta.

“Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë nga kompania jonë dhe për mua personalisht”, ka thënë shefi ekzekutiv i JBS-së, Andre Nogueira.

Kompania ka shtuar se ka paguar ato para për shkak të sulmit të sofistikuar, ndonëse shumica e fabrikave ishte duke operuar.

Kompania u detyrua të ndalte therjen e kafshëve në të gjitha fabrikat në SHBA për një ditë.

Kjo kërcënoi furnizimin me mish dhe rrezikoi edhe rritjen e çmimit për konsumatorët.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se organizatat kriminale “me gjasë të bazuara në Rusi” janë prapa sulmit.