Grupi ndërkombëtar i hakerëve “Anonymous” ka thënë se planifikon ta shënjestrojë miliarderin dhe pronarin e Teslas, Elon Musk, pasi ky i fundit me postimet e tij në Twitter po ndikon në rënien e çmimeve të kriptovalutava, raporton “Daily Mail”.
Në një video, grupi ka thënë se Musk ka tepër fuqi mbi tregun e kriptovalutave dhe se janë të lodhur nga mënyra se si po luan ai me postimet e tij.
Të enjten, Musk postoi një mesazh në Twitter që shumë e konsideruan se ai po largohet nga kriptovaluta më e madhe, Bitcoin. Në Bitcoin ishte një logo dhe po ashtu emotikoni i zemrës së thyer.
Ky postim ndikoi që Bitcoin të binte për 7 për qind të premten.
Anonyymous ka shprehur zemërimin.
“Miliona investues kanë llogaritur që fitimet nga kriptovalutat t’ua rregullojnë jetët. Kjo është një gjë që kurrë nuk do ta kuptosh, pasi je lindur në pasurinë e vjedhur në minierën e smeraldit në aparteidin e Afrikës së Jugut dhe nuk e ke idenë se me çfarë sfida përballen shumica e klasës punëtore nëpër botë. Sigurisht, ata morën rrezikun kur investuan, dhe të gjithë dinë të jenë të përgatitur për paqëndrueshmërinë në kriptovaluta, por postimet tuaja në Twitter këtë javë tregojnë një shpërfillje të qartë për personat e klasës së mesme punëtore”, thuhet nga Anonymous.