Tech

Shërbimi i abonimit në Twitter pritet të kushtojë më pak se tre dollarë

Rrjeti social Twitter do të punojë për një shërbim të ri abonimi që mund të nisë së shpejti me çmim prej 2.99 dollarë në muaj.

Plani i abonimit i quajtur ”Twitter Blue” pritet të lejojë abonentët të përfitojnë nga një numër opsionesh më shumë, përfshirë funksionin ”Cancel tweet” që aktualisht mungon në platformë.

Do të ketë gjithashtu një seksion ”Koleksione” që do të lejonte përdoruesit të ruajnë dhe organizojnë cicërimat e tyre të preferuara për të lehtësuar kërkimin e tyre në një kohë më të vonë.

Twitteri po punon gjithashtu për një model të nivelit të çmimit të pajtimit, kështu që me mundësi më të shtrenjta që do të ofronin edhe më shumë opsione. Në këtë moment, megjithatë, një datë e nisjes nuk është e qartë, as detaje të tjera.

Në muajin mars, rrjeti social i cicërimeve mbushi 15 vjeç. \ atsh