Tech

Raketa kineze ulet në Mars, në një hap tjetër të madh për ambiciet hapësinore të Kinës

Kina ka ulur një raketë në Mars për herë të parë të shtunën, një sfidë teknikisht dukshëm më e vështirë sesa ulja në Hënë. Është një hap tjetër para në ambiciet hapësinore të Kinës, raporton AP.

Planet janë që roveri të qëndroi brenda raketës që është ulur për disa ditë për teste diagnostike, para se të eksplorojë një zonë në Mars të njohur si Utopia Planitia. Do t’i bashkohet roverit amerikan që është ulur në Mars në shkurt.

“Kina ka lënë gjurmët në Mars për herë të parë, një hap i rëndësishëm për eksplorimin hapësinor të shtetit tonë”, ka thënë një zyrtar kinez për agjencinë e lajmeve Xinhua.