Tech

Mungesa e çipave kompjuterik mund të zgjasë edhe dy vjet

Shefi i gjigantit të teknologjisë amerikane IBM, Jim Whitehurst, ka thënë se mungesa e çipave kompjuterik mund të zgjasë edhe dy vjet.

Whitehurst ka thënë për BBC se mund të kalonin "disa vjet" para se situata të përmirësohej.

Shumë kompani janë vonuar në prodhim për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve, të shkaktuar nga pandemia.

Mungesa është përkeqësuar nga kërkesa e shtuar për TV, telefona dhe konsola lojrash ndërsa konsumatorët janë të bllokuar në shtëpi.

IBM licencon teknologjinë e saj të mikroprocesorit për prodhuesit më të mëdhenj të çipave në botë si Intel, TSMC dhe Samsung.