Rrjeti social, Twitter, bëri disa ndryshime në mënyrën sesi shfaqen fotot në kohështrirje. Në mars nisi testimet e disa fotove më të mëdha të paprera.
Tani sipas kompanisë testimet kanë qenë një sukses dhe ka vendosur të adoptojë pamjen e re për të gjithë përdoruesit.
Në Twitter për Android ose iOS, raporti standard i fotove ishte 16:9 dhe 4:3 ndërsa tani fotot do të shfaqen të plota siç janë në formatin origjinal pa asnjë prerje.
Sistemi i ri gjithashtu tregon përdoruesve paraprakisht sesi ngjajnë këto foto para se ta publikojnë.
Për artistët vizualë dhe fotografët do të jetë një ndryshim i mirëpritur të cilët tashmë mund të promovojnë më mirë punën e tyre në Twitter.