Tech

Snapchati ka më shumë përdorues Android sesa iOS

Snapchat po vijon të rritet veçanërisht në aplikacionin Android ku funksioni Spotlight ka ngjallur interes.

Aplikacioni shtoi 15 milionë përdorues gjatë tre mujorit të parë të vitit 2021 duke dërguar totalin në 280 milionë.

Në të vërtetë është hera e parë që në një tre mujor Snapchati kishte më shumë përdorues të rinj në Android sesa në iOS.

Opsioni Spotlight tashmë ofrohet në 12 vende të botës. Aplikimet për të përdorur këtë funksion janë rritur me 40% në 175 mijë.

Gjithashtu pati rritje të të ardhurave prej 770 milionë dollarë, 66% më shumë sesa vitin e kaluar.