Tech

Nokia X20, pajisja e re me të cilën rikthehet brendi i famshëm

Descriptive Text

Nokia X20 është telefoni kryesor i linjës së re të pajisjes “HMD Global” me të cilën kompania synon ta rikonfigurojë linjën e pajisjeve.

Me ekran të madh 6.7-inç, rrjet 5G dhe kamerë me katër lensa, pajisja do të vijë me shumë veçori speciale kur të lansohet në muajin maj. Çmimi i tij do të jetë 350 euro.

“HMD” po ndjek hapat e “Apple” dhe “Samsungut” duke hequr edhe mbushësin dhe kufjet falas, shkruan AP.

Gjashtë pajisjet e reja Nokia do të kushtojnë mes 75 dhe 340 eurove, me emrat që nisin nga “C” për pajisjen më të lirë e deri te “X” si më e mira apo më e shtrenjta.

Shefi i “HMD Global”, Florian Seiche, ka pranuar se kompania po përballet me telashe për të gjetur çipa kompjuterikë, si pjesë e problemeve me të cilat po përballen aktualisht prodhuesit më të mëdhenj. Pavarësisht kësaj, ai shprehet i bindur se kompania s’do të ketë telashe në prodhim të pajisjeve.

Nokia, dikur prodhuesi numër një i telefonave mobilë, shiti divizionin e vet te Microsofti më 2014. “HMD Global” siguroi të drejtat e brendit në fund të 2016-s.

Pas kësaj, kompania më s’ishte as në top pesëshe të prodhuesve të telefonave.