Tech

Ushtria në Birmani bllokon internetin

Junta ushtarake e Birmanisë ka zgjeruar bllokimin e internetit, duke ua mbyllur qasjen në informacione qytetarëve ku qindra njerëz janë vrarë dhe zhdukur pas grusht-shtetit në shkurt.

Qasja në internet pjesërisht ishte ndaluar nga ushtria. Të dhënat e telefonave, të cilët janë burimi kryesor i qasjes në internet është ndërprerë për 18 ditë në vend.

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin mbi ngjarjet në Birmani. Në një deklaratë ka thënë se dënon përdorimin e dhunës kundër protestuesve paqësorë dhe vdekjen e qindra civilëve, shkruan Guardian.

Të paktën 535 njerëz janë vrarë nga ushtria që nga grusht-shteti dhe mbi 2,500 njerëz janë arrestuar.