Tech

Facebooku do t'ua mundësojë njerëzve ta bëjnë publik vaksinimin përmes fotos së profilit

Facebooku do t'ua mundësojë njerëzve ta bëjnë publik vaksinimin përmes fotos së profilit
Foto: Brian Solis/Creative Commons
 

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka bërë të ditur se platforma sociale është duke krijuar një mundësi që të gjithë ata që janë vaksinuar kundër COVID-19, të mund ta bëjnë këtë të ditur përmes një kornize në foton e tyre të profilit.

Zuckerberg ka thënë se kjo do të bëhet për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen pasi siç ka thënë, ata janë të prirë që të bëjnë diçka kur shohin të tjerët se e kanë bërë tashmë.