Tech

Eksplorimi i botës nënujore me superjahtin luksoz

 

Së shpejti bota do të ketë superjahte luksoze, të cilat falë një dizajni të ri do të mund të transportojnë në thellësitë e oqeanit të interesuarit brenda disa minutash.

Koncepti Hydrosphere është përshkruar nga projektuesit e saj “Gresham Yacht Design”, si një mundësi unike për të eksploruar botën nënujore, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për të apasionuarit.