Tech

20 mijë organizata amerikane në cak të hakerëve kinezë

20 mijë organizata amerikane në cak të hakerëve kinezë
 

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara në lidhje sulmin kibernetik ndaj softuerit të emailave të Microsoft Exchange, duke rrezikuar më shumë se 20 mijë organizata amerikane. Kompania e madhe teknologjike, ka fajësuar Kinën për këtë sulm.

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar reagim të shpejtë për të siguruar këtë softuer pasi hakimin e ka cilësuar si kërcënim aktiv. Shtëpia e Bardhë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që operojnë me këta softuer, qeverisë, sektorit privat dhe akademisë që të kundërpërgjigjen menjëherë.