Tech

Zoomi shënoi rritje gjatë vitit të kaluar, pret që kjo të vazhdojë

Zoomi shënoi rritje gjatë vitit të kaluar, pret që kjo të vazhdojë
 

Drejtori i platformës Zoom, Eric Yuan, ka deklaruar se kompania e tij ka shënuar rritje rekorde të përdorimit gjatë dy vjetëve të fundit. Kjo ka ndodhur për shkak të pandemisë së COVID-19, ku pothuajse tërë shtetet e botës qëndruan në izolim.

Kompania e video-konferencave pret që shitjet të rriten mbi 40 për qind këtë vit, duke arritur më shumë se 3.7 miliardë dollarë. Parashikimi rriti aksionet në kompani më shumë se 6 për qind pas disa orësh në New York.