Tech

Toyota po ndërton “qytetin e së ardhmes” për 2000 familje, mundësuar nga robotët dhe inteligjenca artificiale

Toyota po ndërton “qytetin e së ardhmes” për 2000 familje, mundësuar nga robotët dhe inteligjenca artificiale
 

Toyota ka filluar ndërtimin e një qyteti inteligjent në 70 hektarë tokë në Japoni që do të punojë mbi inteligjencën artificiale, teknologjitë futuristike dhe do të shërbejë si "laborator i gjallë", ka njoftuar kompania, transmeton “Independent”.

Ndërtimi filloi këtë javë në projektin e quajtur “Qyteti i endur”, në një vend në bazën e malit Fuji të Japonisë, rreth 62 milje nga Tokio.