Tech

UNDP dhe UNV mbështesin Kuvendin e Kosovës me mjete dixhitale për mbajtjen e takimeve virtuale

UNDP dhe UNV mbështesin Kuvendin e Kosovës me mjete dixhitale për mbajtjen e takimeve virtuale
 

Pandemia COVID-19 ka sjellë një valë të re të transformimit dixhital, duke rritur nevojën për transferim të shpejtë në teknologjitë dixhitale. Institucionet në mbarë botën vazhdimisht po u drejtohen zgjidhjeve dixhitale për punën dhe operacionet e përditshme. Distancimi fizik si një nga masat parandaluese për përhapjen e pandemisë, së bashku me kapacitetin e kufizuar teknik po sfidojnë aftësinë e institucioneve për të kryer plotësisht detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Edhe institucionet e Kosovës u janë drejtuar teknologjive dixhitale në mënyrë që të provojnë të kontrollojnë përhapjen e virusit. Përkundër pandemisë, Kuvendi i Kosovës duhet të vazhdojë të ushtrojë mandatin e tij legjislativ edhe pse në rrethana shumë të vështira.