Tech

Twitteri dhe Facebooku përgatiten për tranzicionin e llogarive të Shtëpisë së Bardhë

Twitteri dhe Facebooku përgatiten për tranzicionin e llogarive të Shtëpisë së Bardhë
Foto: Reuters

Kompania Twitter tha se do t’ia transferojë më 20 janar administratës së Joe Bidenit kontrollin e llogarisë së përdorur nga Presidenti Trump me emrin @POTUS.

Kjo është llogaria zyrtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe është e ndarë nga ajo e njohur me emrin @realDonaldTrump që Presidenti Trump përdor për të postuar në Twitter.