Tech

Sulm kibernetik kundër faqes së Institutit-Robert-Koch

Sulm kibernetik kundër faqes së Institutit-Robert-Koch

Pak ditë më parë, persona të panjohur sulmuan me mjete zjarrvënëse godinën e Institutit Robert Koch. Tani bëhet e ditur se ka pasur edhe një sulm kibernetik kundër faqes së internetit javën e kaluar.

Piratët e interneti paralizuan përkohësisht faqen e internetit të Institutit-Robert-Koch të enjten e kaluar. Sulmi ndodhi në mëngjes midis orës 8 dhe 10, tha një zëdhënës i Qendrës Federale të Teknologjisë së Informacionit (ITZBund).