Tech

Në janar Samsungu pritet të lansojë serinë e Galaxy S21

Kanë filluar spekulimet se Samsungu është duke planifikuar që të publikojë serinë e telefonëve Galaxy S.

Në vitet e kaluara Samsungu kishte lansuar seritë e modelit S në muajin shkurt, derisa shitjet e para kishin nisur në mars, transmeton KOHA.

Megjithatë, Galaxy S21 pritet të lansohet në janar 2021, me shitjet që pritet të nisin në muajin shkurt, raporton GSMArena.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij orari, megjithatë, raportohet se mund të jetë për t’i krijuar hapësirë lansimit të gjeneratës tjetër të Galaxy Z të palosshëm.