Tech

Apple prezanton iPhone 12, Cook: Fillimi i një epoke të re

Apple prezanton iPhone 12, Cook: Fillimi i një epoke të re
Foto: Reuters

Kompania “Apple” paraqiti këtë të martë versionet e reja të iPhone-it.

Bëhet fjalë për iPhone 12, i cili do të punojë me rrjetin 5G. Në prezantimin virtual, ndikuar nga pandmia e koronavirusit, shefi ekzekutiv i kompanisë Apple , Tim Cook tha se, “5G do të sjellë një nivel të ri të performancës për shkarkime dhe ngarkime, transmetim të videos me cilësi më të lartë, ndërveprim në kohë reale dhe shumë më tepër”.